Foshnja rreth njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Skenderajt, Policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një foshnje rreth njëmuajshe, të cilën familjarët e dërguan pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 28 nëntor, në orën 05:00.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa familjarët kanë thënë se foshnja kishte pasur probleme shëndetësore që nga lindja.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia e ka regjistruar rastin si “Hetim mbi vdekjen”.















