Klubi e shkarkoi në mëngjesin e sotëm vetëm disa orë pas humbjes në shtëpi nga Orlando Magic.

Wizards kanë humbur 10 nga 13 ndeshjet e fundit, ndërsa sezonin e kanë nisur me bilanc prej 7 fitoreve dhe 13 humbjeve. Keefe regjistroi 50 fitore dhe 173 humbje në stolin e Washingtonit, me një përqindje fitoresh prej vetëm 22.4 %.

Sipas ESPN, ky është bilanci më i dobët në përqindje i një trajneri në historinë e NBA-së, në mesin e trajnerëve që kanë drejtuar të paktën 200 ndeshje.

Ndërkohë, CBS raporton se ai renditet i dyti më i dobëti në mesin e trajnerëve me të paktën 100 ndeshje.

Deri në fund të sezonit, skuadra do të drejtohet nga ndihmëstrajneri i tij i parë, Adam Caporn.