Arrestohet një shtetas i huaj në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për falsifikim dokumentesh

Një shtetas i huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.
Rasti është raportuar më 28 nëntor 2026, rreth orës 06:00, kur i dyshuari, gjatë përpjekjes për të udhëtuar jashtë vendit, ka prezantuar pasaportën e shtetit të tij, së bashku me një vizë dhe leje elektronike udhëtimi të një shteti tjetër.
Sipas raportit të Policisë, dokumentet e prezantuara dyshohet se ishin të falsifikuara dhe janë konfiskuar për procedura të mëtejshme hetimore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































