Reshjet e dëborës, të nisura mbrëmjen e së shtunës kanë vijuar edhe sot, duke mbuluar çatitë, rrugicat dhe peizazhin malor të këtij fshati turistik.
Atmosfera dimërore rikthen bukurinë karakteristike të Dardhës, e cila çdo vit tërheq vizitorë të shumtë, veçanërisht në ditët me dëborë.
deri më tani nuk raportohen problematika në qarkullim dhe rruga drejt fshatit mbetet e kalueshme. Kushtet atmosferike nuk kanë penguar mbërritjen e vizitorëve të parë për sezonin e bardhë, ndërsa Dardha mbetet një nga destinacionet më tërheqëse për fundjavën dhe ditët e para të dimrit.
