Pamjet spektakolare me dron - Dibra zbardhet nga dëbora/ Trashësia arrin në 15 cm në qytet

08:18, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kanë vijuar edhe gjatë natës reshjet e borës në Dibër. Reshjet kanë përfshirë teritorin e Bashkisë Dibër dhe Bulqizë. Gjatë orëve të mbrëmjes intensiteti ishte më i lartë. Trashësia në qytetin e Peshkopisë arrin në 15 cm, ndërsa në zonat e thella në lartësi mbi 1 mijë m mbi nivelit e detit kalon mbi 25 cm.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në rrugë ka prezencë të akullit. Situata rrugore deri tani paraqitet e qetë dhe pa probleme. Gjatë mbrëmjes ka pasur probleme me mjetet për shkak të gomave verore dhe mos përdorimit të zinxhirëve. Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve të vendosin gomat e dimrit, të përdorin zinxhirët në zona malore dhe të kufizojnë lëvizjet e pa nevojshme.

Në orët e para të mëngjesit reshjet e borës janë minimizuar por ka segmente ku ka prezencë ngricash, ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të përdorin zinxhirët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco