Dardha është zgjuar këtë të diel nën petkun e bardhë të dëborës. Reshjet kanë nisur mbrëmjen e djeshme dhe trashësia e dëborës ka arritur deri në 7 centimetra, mjaftueshëm që vizitorët e kësaj fundjave t’i gëzohen edhe lojës me topa bore.
Shtëpitë karakteristike prej guri, rrugicat me kalldrëm dhe pyjet që rrethojnë fshatin kanë marrë një tis bardhësie, duke rikthyer peizazhin dimëror për të cilin njihet Dardha.
Për ata që duan të kalojnë ditën e fundit të festave të nëntorit mes dëborës, rruga drejt fshatit është e kalueshme pa probleme.
Rreth 20 kilometra larg Korçës, në lartësinë 1344 metra mbi nivelin e detit, Dardha është ndër destinacionet e preferuara të turizmit dimëror, veçanërisht për të apasionuarit pas skive. Fshati, i themeluar rreth viteve 1600, njihet gjithashtu për arkitekturën tradicionale, bujtinat dhe lakrorin e pjekur në saç.
Lajmi kryesor:
Fundi i nëntorit sjell reshjet e borës, zbardhen zonat malore nga nga Kukësi në Dardhë! Qarkullimi vijon normalisht (VIDEO)








Komente
Komento