Presidenti Bajram Begaj, dhe kryeministri Edi Rama, zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në kuadër të 82-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Krerët e shtetit nderuan kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën për çlirim, duke vendosur kurora me lule pranë memorialit “Nëna Shqipëri”.
Të lidhura
None found
Në ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi.
Ceremonia në Varrezat e Dëshmorëve zhvillohet çdo vit në këtë datë, për të përkujtuar sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e vendit dhe për të nderuar kujtimin e tyre.








