Shqipëria, vendi i parë në Evropë që thyen tabunë e përdorimit të dronëve me gaz lotsjellës

Shqipëria, vendi i parë në Evropë që thyen tabunë e përdorimit të dronëve me gaz lotsjellës

Nga Nga Genc Burimi - 29/11/2026

Mbrëmjen e djeshme, më 28 nëntor 2026, teksa kryeqyteti po shënonte Ditën e Pavarësisë në një valë të paparë mes protestash kundra qeverisë në këtë datë simbolike, Policia e Shtetit shënoi një precedent të trishtë në kontinentin evropian. Për herë të parë u pa të lëshohet  gaz lotsjellës direkt nga qielli me anë të dronëve si në një zonë lufte. Një nga dronët sulmues me gaz lotsjellës të përdoror nga policika shqiptare biles u rrëzua dhe imazhet konkrete të kësaj "makinerie lufte" kundra civilëve në kohë paqe bënë menjëherë xhiron e mediave kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjë që s'do të mungojë të hapi polemikë në planin juridik, politik dhe humanitar.

Përse dronët me gaz lotsjellës janë tabu për vlerat europiane

Është e vërtetë se legjislacioni shqiptar ka një boshllëk të qartë në këtë pikë. Ligji për Policinë e Shtetit rregullon përdorimin e forcës dhe të agjentëve kimikë mbi bazën e parimeve të proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë së ruajtjes së rendit publik.  Asnjë akt ligjor apo nënligjor as nuk e autorizon shprehimisht por as nuk e pengon hedhjen e gazit lotsjellës nga mjetet ajrore pa pilot. Ky boshllëk ekziston në fakt në shumë vende evropiane. Megjithatë, deri tani, asnjë vend në Evropë nuk kishte guxuar ta shfrytëzonte këtë zonë "gri" të legjislacionit për të armatosur me gaz lotsjellës dronët policorë gjatë tubimeve civile.

Arsyeja pse ky veprim përbën një tabu në demokracitë evropiane lidhet me prishjen e kufirit mes ruajtjes së rendit publik dhe luftës. Franca për shëmbullu dhe pse është vendi evropian me përdorimin më intensiv të gazit lotsjellës gjatë protestave, ligji francez e kufizon rreptësisht përdorimin e dronëve nga policia vetëm për mbikëqyrje dhe kapje imazhesh dhe për asgjë tjetër . Përdorimi i dronëve për akte agresive ndaj turmave mbetet i ndaluar kategorikisht.

Vendet e tjera të Bashkimit Evropian (si Gjermania, Spanja apo Italia) dhe ato jashtë tij (si Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar) endalojnë tërthorazi këtë përdorim në bazë të interpretimit të duhur të parimeve të perimetrit dhe rrezes së goditjes. Gazi lotsjellës hidhet ekskluzivisht nga toka, në mënyrë që polici të shohë objektivin, të garantojë korridore evakuimi dhe të shmangë personat që protestojnë në mënyre paqësore si dhe personat më të ndjeshëm (fëmijët, të moshuarit apo ata ma kapacitete të kufizuara) . Ndaj hedhja e gazit lotsjellës nga ajri nuk praktikohet as ne situata ekstreme, pasi kjo e bën të pamundur kontrollin e perimetrit.  Për shkak të erës gazrat shpërndahen në perimetra shumë më të mëdha. Po ashtu hedhja e kapsulave nga ajri rrezikon të shkaktojë goditje fatale në kokë. E mbi të gjitha ka një vetë frenim deontologjik të policisë në vendet demokratike në Europëqë mos të futet  një llogjikë "ushtarake" sikur bombardohet nga lart në mes të shesheve të qyteteve kundra popullatave civile.

Hetimi dhe përgjegjësia politike

Përdorimi i kësaj taktike në Tiranë vjen në një moment delikat për integrimin evropian të vendit. Pas përplasjeve të 28 nëntorit — ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë mbetën të lënduar me dhjetëra persona, mes tyre protestues, efektivë policie dhe gazetarë — sytë do të kthehen nga Brukseli. Pas protestave të tetorit 2026 kishte  reaguar tashmë se veprimet e policisë « duhet të jetë gjithmonë në përputhje me ligjin dhe proporcionale». Por a do të hapë vetë Komisioni Evropian një hetim formal ndaj Shqipërisë? Hetimin konkret e kanë për detyrë institucionet shqiptare (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria). Por Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Komisionerja për Zgjerimin duhet ta ndjekin nga afër këtë dosje të dronëve sulmues mbi popullatën. Për një vend që aspiron të mbyllë negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm, respektimi i të drejtave themelore është kusht i panegociueshëm. Megjithatë, ky hetim nuk mund të mbetet te efektivët e thjeshtë në terren. Përdorimi i dronëve me gaz lotsjellës nuk mund të konsiderohet kurrsesi si një akt i izoluar dhune apo tejkalim individual i kompetencave nga një polic. Një dron i modifikuar me sisteme hedhjeje municioni nuk është mjet standard i një patrulle; ai kërkon blerje të posaçme, trajnim, miratim teknik dhe një urdhër të qartë hierarkik dhe politik. Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi Ministrin e Brendshëm, i cili vendosi të shfrytëzojë një boshllëk ligjor për të futur në përdorim një mjet të paautorizuar nga ligji. Asnjë rrethanë — as tensionet në rrugë dhe as nevoja për të përmbajtur veprimet e dhunshme të një pjese të turmës — nuk mund të justifikojë cenimin pa dallim të integritetit fizik të qytetarëve jo të dhunshëm, gazetarëve dhe kalimtarëve që ndodheshin në shesh.

Precedenti : rasti i Izraelit

Përveç disa autorizimeve ligjore lokale në Shtetet e Bashkuara (si në Dakotën e Veriut), përdoruesi kryesor i dokumentuar në botë i dronëve hedhës gazi lotsjellës është Izraeli — vend nga i cili rezulton se vjen edhe teknologjia e komponentëve të gjetur në dronet në Tiranë. Ushtria dhe policia kufitare izraelite e kanë përdorur masivisht dronin me gaz lotsjellës që nga viti 2018 në një kontekst konflikti të armatosur kundër palestinezëve në Rripin e Gazës dhe zona të tjera. Vetëm një herë janë përdorur kështu lloj dronësh brenda territorit të Izraelit, por edhe aty kundër një komunitetiti beduin që protestonte para psese vjetësh. Fakti që Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që importon dhe zbaton në bulevardin e kryeqytetit të saj një taktikë të lindur në zonat e konfliktit të Lindjes së Mesme, e bën llogaridhënien politike dhe ligjore një test vendimtar për demokracinë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco