Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse, dëmtohet fasada e një lokali në Fier



Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në qytetin e Fierit. Si pasojë është dëmtuar fasada e një lokali.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 04:15, një 44-vjeçar me inicialet R. M., banues në Fier, ka njoftuar sallën operative për dëmtimin e fasadës së biznesit të tij.

Dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga shpërthimi i një sasie lënde plasëse. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.