Shqipëria kremton sot 82-vjetorin e Çlirimit, një ditë e shënuar kombëtare në nderim të sakrificës, qëndresës dhe heroizmit të mijëra dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit. Në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit u zhvillua ceremonia shtetërore e Homazheve, ku Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përkul në nderim të kujtimit të të rënëve. Dita e Çlirimit përcjell ndër breza kujtimin e sakrificës së Dëshmorëve të Atdheut dhe mirënjohjen e përjetshme për ta.