Shqipëria shënon 82-vjetorin e Çlirimit nga pushtimi fashist dhe nazist, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.
Paraditen e kësaj të diele, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, në nderim të dëshmorëve.
Kryeministria shkruan se Dita e Çlirimit vijon të përcjellë kujtimin e sakrificës së Dëshmorëve të Atdheut, bashkë me mirënjohjen e përjetshme ndaj tyre.
Shqipëria kremton sot 82-vjetorin e Çlirimit, një ditë e shënuar kombëtare në nderim të sakrificës, qëndresës dhe heroizmit të mijëra dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit u zhvillua ceremonia shtetërore e Homazheve, ku Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përkul në nderim të kujtimit të të rënëve.
Dita e Çlirimit përcjell ndër breza kujtimin e sakrificës së Dëshmorëve të Atdheut dhe mirënjohjen e përjetshme për ta, shkruan Zyra për Shtyp e Kryeministrisë.
Çlirimi i vendit erdhi pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi, që nisi më 7 prill 1939 me agresionin fashist italian. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, Shqipëria kaloi nën pushtimin gjerman, teksa lufta çlirimtare kulmoi në nëntor 1944.
Tirana u çlirua më 17 nëntor, ndërsa çlirimi i Shkodrës dhe i zonës veriore i dha fund pushtimit gjerman në të gjithë territorin shqiptar.