Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vodhi 6 biznese në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje

    82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj vendosin kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve

    91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vodhi 6 biznese në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje
    Aktualitet

    Vodhi 6 biznese në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje

    November 29, 2026
    Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet për një person të plagosur

    Policia e Durrësit ka zbardhur gjashtë vjedhje të kryera në subjekte tregtare në qytetin bregdetar. Në kuadër të operacionit të koduar “Again”, është arrestuar një 23-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje.

    I riu dyshohet se ka marrë shuma parash, pajisje elektronike dhe sende të ndryshme me vlerë në gjashtë biznese, të vendosura në lagjet nr. 3, 8, 15, 16, 17 dhe 18 të qytetit të Durrësit.

    Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur edhe raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer nga 23-vjeçari.

    Njoftimi i Policisë:

    “Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Again’.

    Zbardhen 6 vjedhje të kryera në 6 subjekte tregtare, në Durrës.

    Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për vjedhje.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e rendit, si rezultat i punës hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Again’, kanë bërë të mundur zbardhjen e 6 rasteve të vjedhjes, si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit:

    – E. Xh., 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash, pajisje elektronike dhe sende të ndryshme me vlerë, në 6 subjekte tregtare, në lagjet nr. 3, 8, 15, 16, 17 dhe 18 të qytetit të Durrësit.

    Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ‘Vjedhja e kryer më shumë se një herë’.”

    23-vjecari Durres policia vjedhje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vodhi 6 biznese në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje

    November 29, 2026

    82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj vendosin kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve

    November 29, 2026

    91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

    November 29, 2026

    Hodhi molotov drejt efektivëve pranë ish-hotel “Dajti”, arrestohet 18-vjeçari pas protestës në Tiranë

    November 29, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj”, Peleshi uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

    Horoskopi i ditës, përgjegjësi dhe biseda që kërkojnë kujdes

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.