Një 29-vjeçare u arrestua dhe dy persona të tjerë u shpallën në kërkim pasi dyshohet se furnizonin me mjete piroteknike e mbomba molotov protestuesit. Sipas policisë, 29-vjeçarja u ndalua në rrugën “Qemal Stafa”, në një automjet tip “Fiat”, brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 17 kapsolla, 59 tuba metalikë, 2 maska kundragaz, veshje të ndryshme, doreza, maska, kapele, 2 aparate celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.