Protesta në Tiranë/ Ministria e Shëndetësisë: 61 të lënduar, disa prej tyre ende të shtruar në spital

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin e të lënduarve gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake nga strukturat spitalore, në Spitalin e Traumës dhe në QSUT janë paraqitur gjithsej 61 persona, mes tyre efektivë policie, protestues, gazetarë, kalimtarë, një punonjës sigurie dhe një deputet.
Aktualisht, disa prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës, ndërsa të tjerët kanë lënë spitalin me këshillën e mjekëve.
NJOFTIMI:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së djeshme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 50 pacientë, nga të cilët:
• 17 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm.
• 21 protestues, 2 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm. Njëri prej të shtruarve është paraqitur me kontuzion i bulbit ocular ( jo me trup të huaj në sy ). Po ndiqet në vijimësi nga mjekët e specializuar.
• 6 gazetarë, 1 prej të cilëve është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
• 6 kalimtarë, njëri prej të cilëve ndodhet i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekun.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar:
• 8 efektivë policie
• Një protestues
• Një punonjës sigurie
• Një deputet
Të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut.
/vizionplus.tv




