Celebrities Showbiz

“Në jetën time të mëparshme kam qenë shqiptar”, komediani Max Amini habit me deklaratat në “Goca dhe Gra”: Çarçafët i kam me flamurin…

Komediani i famshëm, Max Amini, ka qenë i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për shfaqjet e tij në vendin tonë. Sipas tij, është një ndjesi e mrekullueshme pasi përjeton energjinë dhe dashurinë e shqiptarëve.

“Duhet të them se është një bekim i vërtetë që të zhvilloj shfaqjet në Shqipëri. Çfarë ndjesi e mrekullueshme që të përjetoj energjinë dhe dashurinë e shqiptarëve. Ju me të vërtetë dashuroni me fuqi. Ju e shprehni dashurinë me gjithë trupin. Ka qenë një përvojë me të vërtetë e mrekullueshme”, tha ylli i komedisë.

Pjesë nga biseda:

Ori: Një nga arsyet që të solli në Tiranë është jo vetëm dashuria që mesa duket publiku shqiptar e ka për ty, por edhe dashuria që ti ke shprehur në salla të ndryshme ku ti ke realizuar shfaqjet e tua për publikun shqiptar.

Max Amini: Është e vërtetë historia me flamurin shqiptar. Po të vini tani, edhe çarçafët i kam me flamurin shqiptar. Më pëlqen shumë se sa bujarë jeni sepse në çdo shfaqje vini dhe sillni dhurata, më sillni flamuj.

Orinda: Sot ne kemi festën, kemi 29 Nëntorin, kemi festuar që prej fillimit të këtij programi dhe jemi të lumtur që të kemi sot këtu. E për të thënë që përveç datave që dolën në fakt, kur u shfaq që Max Amini do të ishte në Shqipëri, dolën të gjitha sold out, nuk po merrnim vesh se kur dolën biletat për t’u shitur. Nga ky moment u shtuan shfaqje të tjera, pra do të jenë të vazhdueshme, nga nesër e tutje.

Max Amini: Së pari, urime për Ditën e Pavarësisë, është kënaqësi që ndodhem këtu pikërisht në këtë përvjetor. Mendoj se në jetën time të mëparshme do kem qenë shqiptar. Shiko si na përputhen ngjarjet. Më rastis që shfaqja ime të jetë në ditën tuaj të Pavarësisë dhe këtë nuk e dinim kur po bënim planin. Nuk e dinim as se si do të shkonin shitjet, sa shqiptarë do donin të vinin në shfaqje, kështu që zgjodhëm vendin ku do të zhvillohej aktiviteti. Duke parë ndjekjet në mediat sociale, mendonim 4000-6000 numër spektatorësh, por nuk e menduam kurrë që do të kishte 16 mijë. Ndihem vërtetë i përulur dhe jam mjaft i prekur se ndjej se ju më doni shumë.