Protesta e dhunshme e të shtunës në Tiranë është pasqyruar në mediat kryesore amerikane dhe ato europiane. “Protesta e udhëhequr nga studentët prodhon violencë në Shqipëri” është titulli CNN ku theksohet se kjo protestë kundra qeverisë është mbajtur në ditët e pavarsisë të Shqipërisë. Sikurse protestat e shkuara media tjetër amerikane Fox News ka transmetuar Live një pjesë të protëstës, ndërsa në faqen online është publikuar shkrimi me titull “Protesta shpërthejnë në Shqipëri, protestuesit e dhunshëm përplasen me policinë” Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Shqipëri thotë Fox Neës ndërsa studentët po bëjnë thirrje për organizimin e demonstratave të tjera në kryeqytetin, Tiranë. Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit shqiptar. “Policia dhe protestuesit u përplasën në Shqipëri, ndërsa mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në protestën e fundit të një serie demonstratash të zhvilluara në vend” thotë media gjermane Doice Welle duke e shoqëruar shkrimin me një video nga momenti kur një grua e vetëmë përballet me forcat policore.