Aktiviteti ekonomik i një vendi është i lidhur ngushtë me stabilitetin ekonomik e financiar të tij. Nisur nga kjo ekspertët gjykojnë se protestat paqësore dhe të mirëorganizuara janë faktor pozitiv për ekonominë, ndërsa e kundërta ndodh me protestat e dhunshme që ngjallin frikë dhe pasiguri. Por pavarësisht situatës së tensionuar, ekspertët vërejnë se sulmet ndaj bankave nuk kanë ndikuar tek depozitat.