Saimir Dine është një i ri nga Vlora, i dëmtuar në sy gjatë protestës antiqeveritare të një dite më parë në Tiranë. Në faqen “Studentët denoncojnë” në Facebook, njoftohet se dje pasdite u plagos me plumb gome në sheshin “Skënderbej”.
Saimir Dine anëtar i Shoqatës “Mos Ma Prek Vlorën”, është plagosur sot (28.11) në sy njësoj si Erjoni me plumb gome, në orën 16:00 te Sheshi Skënderbej dhe ndodhet në Spitalin e Traumës.
I urojmë shërim të shpejtë dhe solidaritet njerëzor në ndihmë të tij!
Ndërkaq, njoftimi i përditësuar i Ministrisë së Shëndetësisë për bilancin e të lënduarve në protestë, sot përmend edhe rastin e të riut nga Vlora.
Lidhur me gjendjen e protestuesit që u dëmtua në sy, dikasteri i Shëndetësisë njofton se pësoi kontuzion të globit okular dhe jo dëmtim nga prania e një trupi të huaj.
Vijon të ndiqet nga mjekët specialistë.