
Policia Rrugore e Shkodrës ka në fokus evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur, drejtojnë pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë normat e shpejtësisë, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit ose kaskën mbrojtëse, si dhe kryejnë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 1411 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, të ndara si më poshtë.
– 39 masa për parakalime të gabuara
– 503 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë
– 13 masa për drejtimin e mjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike
– 32 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit
– 4 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
– 19 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse
– 6 masa për qarkullimin me xhama të errësuar
– 601 masa për parkim ose qëndrim të gabuar
– 194 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe në rritjen e sigurisë rrugore.




