AKTUALITET

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës: 61 të lënduar në spitale, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

12:43 - 29.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë publike të dhënat paraprake për personat që kanë marrë trajtim mjekësor pas protestës së djeshme.

Sipas njoftimit të ministrisë, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 50 persona të lënduar, mes tyre 17 efektivë policie, 21 protestues, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë.

Nga efektivët e policisë, një person vijon të jetë i shtruar në spital. Në mesin e protestuesve, dy persona janë shtruar për të marrë trajtim mjekësor. Ministria sqaron se njëri prej tyre ka pësuar kontuzion të bulbit okular dhe jo dëmtim nga trup i huaj në sy, ndërsa po ndiqet nga mjekët specialistë.

Gjithashtu, një gazetar dhe një kalimtar ndodhen të shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur edhe 11 persona të tjerë të lënduar. Sipas ministrisë, bëhet fjalë për 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet.

Në total, sipas bilancit paraprak të Ministrisë së Shëndetësisë, 61 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në dy strukturat spitalore pas protestës së djeshme.

Ministria bën me dije se pjesa tjetër e të lënduarve kanë lënë ambientet e spitalit me këshillën e mjekëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.