E reja nga sheshi ‘Skënderbej’: Dhuna e policisë nuk na tremb, do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Ramës!

12:30, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pavarësisht dhunës barbare nga policia, ditën e djeshme (28 nëntor), qytetarë të shumtë janë mbledhur përsëri ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, ku vijojnë rezistencën e tyre kundër qeverisë Rama.

Kërkesa e tyre është për dorëheqjen e Edi Ramës.

Shumica e protestuesve janë të rinj, të cilët shprehen të vendosur për rezistencë.

Një e re deklaroi për Syri Tv, me gazetarin Albi Rakip, se rezistenca do të vijojë pavarësisht dhunës joproporcionale të pushtetit.

“Patjetër që do t’i qëndrojmë. Unë kam që ditën e parë që jam pa ndërprerje në këtë protestë. Ashtu si unë ka edhe protestues të tjerë që kanë vendosmërinë dhe guximin që t’i shkojnë deri në fund kësaj proteste, që është dorëheqja e Edi Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar”, - u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco