Fernando Muslera mbylli karrierën e tij futbollistike në Argjentinë me fanellën e Estudiantes, pas një karriere që e çoi nëpër Europë, përfshirë periudha te Lazio dhe Galatasaray. Portieri uruguaian, 40 vjeç, vendosi të tërhiqet pas finales së Kupës Libertadores, në të cilën Estudiantes u mund nga Palmeiras.
Pas ndeshjes, Muslera u shpreh: “Dua të uroj Palmeiras për rezultatin. Më duket një fund karriere shumë pozitive, sepse erdhëm me Estudiantes, skuadrën që më priti, me njerëzit, me familjen për të luftuar për lavdinë… besoj se nuk ka fund më të mirë. Këto janë emocionet e mia, ndjenjat e mia…”. Ai komentoi gjithashtu vetë ndeshjen, duke thënë se ishte “një ndeshje e fortë dhe e luftuar, gjetën golin te ai aksion”, dhe falenderoi shokët e skuadrës “për impenjimin dhe punën, në këto 18 muaj që isha në klub”, duke shtuar se “lutuam për lavdinë. Largohem shumë i lumtur”.
Pas këtyre fjalëve, Muslera njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga futbolli: “Është fundi i karrierës sime. Duke ditur se nuk ka film më të mirë së ky; të mbyllësh karrierën në këtë fushë ku edhe e nisa. Me tifozët e Estudiantes, ndaj të cilëve jam thellësisht mirënjohës për sakrificën që bënë që të jenë këtu. Zemra ime është shumë e lumtur, përtej rezultatit, për gjithçka që ne kemi arritur”. Në deklaratat e tij ai vuri theksin te mirënjohja ndaj tifozëve, familjes dhe bashkëlojtarëve, dhe te kënaqësia personale për mënyrën se si përfundoi rrugëtimi i tij profesional.
Ky vendim shënon përfundimin e një karriere tre-dekadëshe në nivel klubesh dhe kombëtare, gjatë së cilës Muslera u bë emër i njohur për rolin e tij si portier i përfaqësueses së Uruguait dhe për angazhimet e shumta në klubet evropiane. Fundi i tij te Estudiantes, në finalen e Kupës Libertadores, ishte akti i fundit publik i një karriere që përfshiu garë për trofe dhe përfaqësim kombëtar.
