Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë rikthyer në Pogradec flamingo, të cilët kanë zgjedhur liqenin e Ohrit si një ndalesë të përkohshme gjatë shtegtimit të tyre sezonal drejt zonave me klimë më të ngrohtë.
Edhe gjatë ditës së sotme, shpendët janë vërejtur përgjatë bregut të liqenit, pranë rrugës që lidh Pogradecin me Drilonin, ku kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe kalimtarëve.
Prania e flamingove ka krijuar një pamje të veçantë natyrore, duke sjellë një tjetër spektakël në brigjet e liqenit të Ohrit. Këta shpendë shtegtarë ndalojnë periodikisht në këtë zonë gjatë lëvizjeve të tyre sezonale, duke e kthyer Pogradecin në një pikë tërheqëse edhe për adhuruesit e natyrës dhe fotografisë.
