Irani duket se ka përdorur satelitët Starlink për të kryer një sulm vdekjeprurës me dronë ndaj trupave amerikane, duke e vënë në një pozitë tejet të vështirë manjatin e teknologjisë, Elon Musk, i cili përballet me pasojat e këtij dështimi. Gjashtë ushtarë amerikanë humbën jetën pasi një dron i lëshuar nga Teherani goditi një qendër komandimi ushtarak, në ditën e dytë të luftës.