Shkak bora e madhe, shtyhet ndeshja mes Feronikelit '74 dhe Prishtinës

Ndeshja ndërmjet Feronikelit 74 dhe Prishtinës është shtyrë për nesër.
Përballja do të zhvillohet nesër, në të njëjtin orar të paraparë fillimisht, nga ora 13:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Arsyeja e shtyrjes janë reshjet e borës, pasi nuk është arritur të pastrohet fusha në kohë për zhvillimin e ndeshjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 minutë më parë
Top Lajme
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































