
Protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë, pas marshimit të nisur nga sheshi “Skënderbej”, në kuadër të protestës kombëtare që po zhvillohet këtë të diel në Tiranë.
Ndryshe nga tubimi i një dite më parë, këtë herë zona para Kryeministrisë nuk është rrethuar me efektivë policie, ndërsa të rinjtë janë afruar deri te dyert e godinës.
Në pamjet nga protesta shihen disa pjesëmarrës që janë ngjitur në shkallët e hyrjes së Kryeministrisë dhe kanë vendosur ngjitëse në dyert e godinës me mbishkrimin: “Rama jep dorëheqjen”.
Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.