Netanjahu, gati të lëshojë “karrigen”, takohet me Eseinkot, bisedime për zgjidhjen e krizës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe kundërshtari i tij politik, Gadi Eisenkot, janë takuar këtë të diel në Tel Aviv, në përpjekje për të kapërcyer ngërçin dhe për të negociuar krijimin e një qeverie uniteti kombëtar.
Takimi vjen pasi Netanyahu bëri një lëshim të papritur, duke deklaruar se është i gatshëm të mos jetë kryeministri i parë në një marrëveshje rotacioni, duke i lënë Eisenkotit drejtimin e qeverisë në fazën fillestare.
Bisedimet nisën në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes, me një informim mbi situatën e sigurisë në vend, përpara diskutimeve politike. Eisenkot i kishte dhënë Netanyahut një afat prej 24 orësh për të treguar nëse oferta për bashkëqeverisje ishte serioze.
Propozimi vjen në një moment të vështirë për Netanyahun, pasi zgjedhjet e 27 tetorit nuk prodhuan një shumicë të qartë parlamentare dhe opozita po përpiqet të krijojë një koalicion që mund t’i japë fund qëndrimit të tij të gjatë në pushtet.
Eisenkot ka kohë deri më 6 dhjetor për të formuar qeverinë, me mundësinë e një zgjatjeje prej 14 ditësh. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse negociatat do të prodhojnë një marrëveshje, pasi brenda bllokut të tij politik ka kundërshti për bashkëpunimin me Netanyahun.
/vizionplus.tv




