‘Rama jepe dorëheqjen’/ Protestuesit te Kryeministria - Të rinjtë ngjiten te dyert e godinës, policia bëhet ‘gardh’

‘Rama jepe dorëheqjen’/ Protestuesit te Kryeministria - Të rinjtë ngjiten te dyert e godinës, policia bëhet ‘gardh’

13:51, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë, pas marshimit të nisur nga sheshi “Skënderbej” në kuadër të protestës kombëtare të kësaj të diele në Tiranë.

Ndryshe nga tubimi i një dite më parë, këtë herë zona para Kryeministrisë nuk është rrethuar me efektivë policie, ndërsa të rinjtë janë afruar deri në dyert e godinës.

Në pamjet nga protesta shihen disa prej pjesëmarrësve që ngjiten në shkallët e hyrjes së Kryeministrisë. Mes tyre është edhe e moshuara, e cila ka vendosur stikera në dyert e godinës me mbishkrimin: “Rama jep dorëheqjen”.

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco