Dëbora dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë verilindjen e vendit, duke sjellë vështirësi kryesisht në zonat malore. Reshjet janë shoqëruar dhe me ngrica. Në Kukës, trashësia e borës në disa zona ka arritur deri në 20 centimetra. Ndërkohë në disa fshatra të njësive administrative Arrën, Kalis, Grykë-Çajë, Shishtavec, Zapod dhe Topojan ka patur vështirësi në qarkullim si pasojë e akullit dhe ngricave. Reshjet e borës kanë përfshirë gjatë natës dhe qarkun e Dibrës. Në qytetin e Peshkopisë trashësia e dëborës ka arritur në 15 centimetra, ndërsa në zonat e thella malore ka kaluar 25 centimetra. Temperaturat e ulëta kanë krijuar ngrica në rrugë, por deri më tani qarkullimi paraqitet i qetë.