Bayernit nuk i mbyllen problemet, kampionët e Gjermanisë humbasin edhe Laimer
Aventurës së Robinio Vaz në Premier League i erdhi fundi. Hull City i komunikoi Romës se ka ndërmend të ndërpresë përpara kohe marrëveshjen e huazimit për sulmuesin francez.
I aktivizuar shumë pak në skuadrën e parë e deri sa ra te skuadra rezervë, ish futbollisti i Marseille e përkeqësoi situatën e tij gjatë ditës së tij të pushimit kur u kthye në Francë, duke munguar në një seancë stërvitore dhe duke përfunduar i ndaluar dhe i marrë në pyetje nga policia transalpine teksa udhëtonte me një makinë që ishte sinjalizuar si e vjedhur pasi nuk ishin paguar këstet e qirasë nga ana e personit në emër të të cilit ishte regjistruar automjeti
Edhe pse u lirua pa asnjë akuzë formale dhe pas arkivimit të hetimit, trajneri Sergej Jakirovic e la Voz jashtë skuadre për ndeshjen kundër Crystal Palace duke i shuar çdo shpresë për qëndrimin e tij në skuadër.
‘Klubi po e diskuton këtë situatë direkt me Romën. Përsa më përket mua, është një sjellje e papranueshme-tha Jakirovic-nuk është profesionale, e di që është shumë i ri, por je një futbollist profesionist dhe duhet të jesh shumë, shumë i kujdesshëm sidomos në jetën private, sepse sot me rrjetet sociale dhe regjistrimet e të gjithë pjesën tjetër…’.
Top Channel