Malcolm Armstead te Golden Eagle Ylli?
Basketbollisti amerikan me pasaportë të Kosovës, Malcom Armstead me shumë gjasë karrierën do ta vazhdon te Golden Eagle Ylli.
Burimet e përafërta me klubin suharekas kanë bërë të ditur që Armstead nesër do ti bashkohet stërvitjeve me skuadren e re.
37-vjeçari stinorin e sivjemë e nisi te Sigal Prishtina ku luajti me mesatare prej 14 pikë, 4.4 kërcime dhe 2.6 asistime për ndeshje.
Për Armstead kjo do të jetë hera e tretë që do ta bart fanelën e “xhebrailave” pasi ishte pjesë e suharekasve edhe në stinoret 2022/2023 dhe 2024/2025.















