
Situata është tensionuar para godinës së Kryeministrisë, ku efektivët e policisë janë përplasur me protestuesit, duke ndërhyrë për shpërndarjen e turmës.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka përdorur spraj piperi ndaj qytetarëve, ndërsa ka aktivizuar edhe autobotin e ujit për të larguar protestuesit nga zona përpara godinës qeveritare.
Përplasjet vijnë pas tensioneve të krijuara gjatë protestës kombëtare, ku qytetarët kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe policisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.