E diel, 29 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Kronikë

Nderimi i të rënëve të luftës, ceremoni për 82-vjetorin e Çlirimit të vendit në disa qytete

Në Vlorë, mëngjesin e kësaj të diele, është përkujtuar 29 Nëntori, 82-vjetori i Çlirimit të vendit. Në Varrezat e Dëshmorëve, familjarë të të rënëve për liri, intelektualë të Vlorës, veteranë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, janë mbledhur për të nderuar dëshmorët.

Në Fier është zhvilluar një ceremoni në Varrezat e Dëshmorëve, ku kanë qenë të pranishëm drejtuesit e pushtetit vendor, pasardhës të familjeve të dëshmorëve, si dhe deputetë. Në nderim të sakrificës së atyre që dhanë jetën për liri, ata kanë kryer homazhe duke vendosur kurora me lule pranë obeliskut kushtuar Dëshmorëve të Fierit.

Edhe Lushnja ka përkujtuar sot 82-vjetorin e Çlirimit, ku janë bërë homazhe për të rënët.

Në Gjirokastër, homazhet u zhvilluan në Varrezat e Dëshmorëve që dhanë jetën në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Drejtues vendorë, deputetë të Kuvendit dhe veteranë zhvilluan homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në qytetin e Durrësit.

Reklamë

Berati nderoi gjithashtu 82-vjetorin e Çlirimit të vendit me homazhe dhe aktivitete të tjera. 82-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë u përkujtua edhe në Lezhë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.