Një protestues është lënduar gjatë protestës para Kryeministrisë, duke u rrëzuar përtokë. Sipas informacioneve paraprake, ai ka pësuar dëmtime në pjesën e shpinës.
Fillimisht, në ndihmë të tij kanë shkuar grupet e ndihmës së parë të pranishme në protestë, ndërsa më pas ka mbërritur edhe ambulanca për ta transportuar drejt spitalit.
Ndërkohë, protestues të tjerë pretendojnë se ai është goditur me plumb gome, por ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Protesta e kësaj të diele shënon ditën e 183-të të saj dhe zhvillohet në një ditë kur vendi feston 82-vjetorin e Çlirimit.
Tubimi nisi me marshimin drejt Kryeministrisë, por më pas u shoqërua me tensione, hedhje molotovësh, fishekzjarrësh dhe gurësh në drejtim të policisë, e cila ndërhyri me autobotë uji dhe spraj me piper.










