Mbeti i shtrirë në mes të bulevardit, i lënduari me plumb gome është deputeti i PD, Kliti Hoti
Kush i ka ndjekur protestat që janë zhvilluar në Shqipëri, është e pamundur mos të shohë Agron Jeminin të valvisë flamurin kuqezi. Ai madje ka filluar të njihet edhe si “Djali i flamurit”. I ftuar në “S’e Luan Topi” në Top Channel, Agron Jemini ka bërë një rrëfim për jetën e tij, ku ka treguar diçka më shumë se çfarë fshihet pas “Djalit të flamurit”. Mes lotësh ai ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të tij, humbjen e vëllait në fëmijëri i cili u shtyp nga një zetor.
“Sipas ekspertëve i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë në tokë dhe e ka kapur goma në kokë. Nuk e harroj kurrë, i kaloi goma te koka. E mbajtëm për 50 metra, por nuk e shpëtuam dot”, u shpreh mes lotëve Agon Jemini që shtoi se zetoristi që goditi vëllain e tij as nuk ndaloi.
Por Agroni ka kaluar edhe vështirësi të tjera. Ai ka humbur nënën, për të cilën thotë se i mungon shumë, sidomos gjatë natës.
“Mungesa e nënës ndihet vetëm natën, sepse ditën e kalon. Nata të vret shumë. Më mungon shumë. Ajo madje më ka mësuar edhe të bëja bukën vetë”, tha ndër të tjera Agroni.
Ndërkohë në lidhje me protestën, Agron Jemini thotë se i ka ndryshuar jetën. Më herët ai ka qenë një djalë që nuk shoqërohej shumë me njerëzit, ndërsa sot është krejtësisht një tjetër njeri.
“Nuk do ta bëja kurrë të valvitja flamurin me lekë. Mua protesta më ka ndryshuar jetën. Më herët kam qenë shumë i mbyllur, ndërsa tani jam bërë më social. Tani i flas të gjithëve. Kam bërë shumë miq”, tha Agroni.
Top Channel