Pak ditë më parë, në media u raportua se Roma ishte e interesuar për sulmuesin e Shqipërisë, Ernest Muçi, me Mohamed Salah në rolin e ndërmjetësit. Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se klubi italian po shqyrton një tjetër drejtim.
Sipas raportimeve të mediave italiane, Roma ka nisur lëvizjet për transferimin e sulmuesit nigerian Ademola Lookman. Trajneri Gasperini ka kërkuar përforcime të tjera në repartin ofensiv dhe Lookman po merr përparësi ndaj alternativave të tjera.
Të lidhura
None found
Atletico Madrid e ka nxjerrë në shitje anësorin nigerian, por kërkon të paktën 35 milionë euro për ta lënë të largohet. Roma synon ta afrojë fillimisht në formë huazimi dhe ta përfundojë blerjen e kartonit të tij gjatë verës.






