Protestuesit duke u larguar, Polici nxjerr çiften dhe godet me plumba gome

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.11.2026, 14:52

Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon të jetë e tensionuar, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.

Dhjetëra efektivë policie, të mbështetur edhe nga një automjet ujëhedhës, kanë avancuar përgjatë bulevardit, ndërsa nga ana e protestuesve janë hedhur gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të uniformave blu.

Ndërkohë, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të penguar grumbullimin e mëtejshëm të protestuesve.

Pamjet tregojnë momentin kur një efektiv policie drejton armën e tij dhe qëllon me plumba gome në drejtim të protestuesve, të cilët po largoheshin me vrap nga zona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit