Aksident në Sofali, vetura për pak sa nuk përfundoi brenda një shtëpie

Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Sofali të Prishtinës, ku një veturë për pak sa nuk është përplasur në një shtëpi.
Nga pamjet e siguruara shihet se vetura ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me shkaktarin e aksidentit, nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.
Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.
Telegrafi ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të informacioneve zyrtare./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































