Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është personi që mbeti i plagosur gjatë protestës kombëtare antiqeveritare, sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Hoti u pa i shtrirë në tokë në mes të bulevardit, ndërsa dyshimet paraprake janë se u godit me plumb gome në pjesën e shpinës.
Protestuesit dhe personat e pranishëm i dhanë ndihmën e parë, ndërsa pak minuta më vonë, në vendngjarje shkoi autoambulanca, për ta transportuar drejt spitalit.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun dhe shkallën e dëmtimit të tij.