Në edicionin e 249-të të derbit të Merseyside-it, skuadra e drejtuar nga Andoni Iraola kaloi në epërsi me golin e Dominik Szoboszlait në minutën e 5, ndërsa Evertoni arriti të barazojë rezultatin në minutën e 25, pas autogolit të Jeremie Frimpongut.

Me këtë barazim, Liverpooli ndërpreu serinë prej tri fitoreve radhazi në të gjitha garat. Më parë, skuadra e Iraolas kishte mposhtur Crystal Palace me rezultatin 3-1, Manchester Unitedin 4-0 dhe Club Bruggen 3-0.

Ndërkohë, Evertoni u rikthye pas humbjes së rëndë 4-0 nga Brentfordi në xhiron e kaluar. Liverpooli renditet në vendin e 4 në tabelë me 22 pikë, 6 më pak se lideri Arsenal, që ka një ndeshje më pak.

Evertoni zë vendin e 8 me 17 pikë. Të dyja skuadrat do të rikthehen në fushë të mërkurën.

Liverpooli do ta presë Sunderlandin në Anfield, ndërsa Evertoni do të luajë në udhëtim ndaj Aston Villas.