U godit me plumb gome nga një distancë e afërt, si paraqitet gjendja e qytetarit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.11.2026, 15:20

Deputeti i Shkodrës, Kliti Hoti, është goditur me plumb gome në pjesën e sipërme të trupit, nga një distancë e afërt, gjatë protestës në bulevard.

Ai ishte duke vrapuar së bashku me turmën, kur një efektiv policie është kthyer në drejtim të tij dhe e ka qëlluar me armë me municion me plumb gome.

Menjëherë pas incidentit, në ndihmë të deputetit kanë shkuar disa protestues që ndodheshin pranë tij. Më pas, ligjvënësi është marrë nga një ambulancë dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Kliti Hoti është deputet i Shkodrës dhe mjek me profesion, i specializuar në nefrologji.

Priten më shumë detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit