Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj deputetit demokrat, Kliti Hoti, duke e cilësuar si një akt me prapavijë politike dhe duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha thekson se deputeti Hoti është qëlluar me urdhër politik të Edi Ramës. Ai e cilëson ngjarjen si një sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit dhe paralajmëron se, sipas tij, Rama do të marrë përgjigjen e merituar.
Në reagimin e tij, kryetari i PD-së u bën thirrje demokratëve dhe demokrateve të mobilizohen, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen: “Të gjithë në këmbë! O sot o kurrë!”
Reagimi i plotë:
Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti qëllohet me urdhër politik të Edi Ramës!
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës Dr. Kliti Hoti dhe garanton padrinon Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar! Demokratë e demokrate të gjithë në kembë! O sot o kurrë!
© SYRI.net