Piloti spanjoll i Trackhouse, Raul Fernandez, triumfoi në garën e fundit sezonale në MotoGP, zhvilluar në pistën e Valencia. Një garë interesante, ku spanjolli i dha motorit Aprilia edhe titullin kampion për konstruktorë.
Në vendin e dytë u rendit një tjetër spanjoll, Marc Marquez me Ducati, që në garën e fundit në karrierën e tij nuk arriti dot të triumfojë. Në vendin e tretë u rendit një tjetër pilot vendës, Pedro Acosta me KTM.
Vëmendja ishte te Marquez, që pasi fitoi titullin e dhjetë kampion në karrierën e tij deklaroi tërheqjen nga garat. Ai shpresonte të fitonte, por pa sukses, pasi në gjysmën e dytë të garës nuk ishte dot në gjendje të rivalizonte Fernandez.
Në vendet 4-5 u renditën dy pilotët e Aprilia, me italianin Marco Bezzecchi që la pas shokun e tij të skuadrës, spanjollin Jorge Martin. Italiani, që dje fitoi garën sprint në Valencia, e mbylli botërorin në vendin e dytë.







