E diel, 29 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Kronikë

Qëlloi me plumb gome deputetin demokrat Kliti Hoti, ministri Demo urdhëron pezullimin e efektivit të Policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të efektivit të Policisë së Shtetit, i cili dyshohet se qëlloi me plumb gome deputetin e Partisë Demokratike, Kliti Hoti, gjatë protestës së sotme në bulevard.

Përmes një reagimi publik, Demo bëri me dije se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullimin e punonjësit të policisë, si dhe nisjen e procedurave për hetimin e plotë të ngjarjes.

Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo:

Askush nuk është mbi ligjin, aq më tepër një punonjës i Policisë së Shtetit, që ka për detyrë ta zbatojë dhe ta mbrojë atë.

Reklamë

Pasi jam vënë në dijeni të një rasti të dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës nga një punonjës i policisë në mënyrë individuale, i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullimin e menjëhershëm të efektivit në fjalë, si dhe nisjen e procedurave për hetimin e plotë të ngjarjes.

Siç e kam theksuar vazhdimisht, barazia e të gjithëve përpara ligjit është një parim i panegociueshëm.

Dhuna nuk do të tolerohet, as nga protestuesit që sulmojnë forcat e rendit, institucionet, pronën publike apo bizneset private, as nga punonjësit e policisë që tejkalojnë kompetencat e tyre.

E drejta për të protestuar është e garantuar. Detyrimi për të respektuar ligjin është i njëjtë për të gjithë, pa përjashtim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.