Lajmi i fundit

LIVE/ Berisha deklaratë për mediat pasi vizitoi në spital deputetin e plagosur Kliti Hoti

Dhuna barbare e policisë së Ramës, Bushkolaj: Sulmi ndaj Hotit është një skandal i të gjitha përmasave...

15:33, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mesditës në Syri tv ka qenë gazetari Elkier Bushkolaj i cili ka rënë një ditë më parë pre e dhunës së policisë së Edi Ramës gjatë kryrjes së detyrës së tij duke ndjekur dhe pasqyruar për Syri tv , protestën qytetare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku ai ka folur për sulmin e policisë ndaj deputete të PD Kliti Hoti. Ai e quajti këtë ‘një një skandal i të gjitha përmasave’.

Bled Marku: Një efektiv policie i shfazuar i drejtoi pushkën deputetit të PD dhe qëlloi mbi të, deputeti u përplas ne tokë. Çfarë po ndodh. Një polici barbare.

Elkier Bushkolaj: për hir të së vërtetës kur shikoj këto skena dhe këto sjellje të policisë së shtetit mua me vijnë ndërmend ata punonjës policia që kanë rënë në krye të detyrës, i fundit është Enea Mekolli që shkoi pa pajimet e duhura në një fshat të thellë të Korçës për të kapur një person me rrezikshmëri të lartë dhe humbi jetën.

Cildio qytetar po të ishte në vendin  deputetit Kliti Hoti, është një skandal. Është një skandal i të gjitha përmasave, e para nuk kemi asnjë protokoll të zbatuar në rastin konkret, distanca nuk është me shumë se 6 -7 metra. Nuk ulet në gjunjë efektivi i policisë sikurse e parashikon rregullorja. Kur ka përballë një qytetar që po kërkon që të ndalojë dhe të mos qëllojë mbi protestuesit...

Unë  nuk e di çfarë do të ndodhë me këtë protestë por qartazi ka dalë nga kontrolli. Kemi qytetarë që kanë pësuar goditje. Është një 34 - vjeçar që ndodhte ne intubim tek trauma pas një goditje në kokë...

Është një situatë dramatike, një situatë kaotike, ku askush nuk mban përgjegjësi për veprimet e veta. Në për turpin tonë pame edhe RENE-an aty. Për turpin tonë që struktura më elitare e policisë së shtetit në vend që të jetë ë zonat me të nxehta të krimit është përballë disa vajzave aktiviste dhe disa djemve të rinj që kanë guxim.

Është një akt shumë i rënë ky i plagosjes së deputetit. Unë për hir të sa vërtetës mbaj mend Hotin tek u jepte ndihmë mjekësore protestuesve diku tjetër, që kishin mbetur të plagosur nga përplasja me policinë. Është skandaloze ajo sjellje e policisë....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco