Jashari drejt largimit nga Milan, vjen oferta e parë. Zbulohet kushti i kuqezinjve

29 Nëntor 2026
15:58
Telesport
back button

I transferuar më shumë bujë gjatë verës së vitit 2025 për 38 milionë euro në total bashkë me bonuset nga Club Brugge, Ardon Jashari nuk ka dhënë aspak atë që pritej prej tij deri tani te kuqezinjtë.

Në Europa League, Ruben Amorim e ka aktivizuar si titullar në të pesë ndeshjet, ndërsa në Serie A i janë dashur dhjetë paraqitje për të arritur në kuotën e 351 minutave: tri herë si titullar dhe shtatë herë si zëvendësues.

Duke qenë se paraqitjet e tij deri më tani nuk kanë qenë as të jashtëzakonshme, e as të qëndrueshme, Gerry Cardinale nuk e konsideron Jasharin si të pashitshëm.

PSV-ja ka ndërmarrë hapa konkret së fundmi, duke kontaktuar drejtpërdrejt agjentët e lojtarit: klubi holandez e dëshiron mesfushorin që në janar. Nyja e problemit qëndron te lloji i marrëveshjes. PSV ofron një huazim me opsion blerjeje, ndërsa Milani do të merrte në konsideratë vetëm oferta për blerje përfundimtare, në vlerën 30-35 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit