
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga Spitali i Traumës pas plagosjes së deputetit demokrat Kliti Hoti gjatë protestës para Kryeministrisë.
Berisha akuzoi efektivët e policisë për dhunë ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës, duke deklaruar se ata po sillen “si kafshë” me qytetarët.
Ai tha se deputeti Kliti Hoti ka marrë një plagë të rëndë, ndërsa pretendoi se lëndimi ka shkaktuar edhe djegie të pazakonta.
“Rama është përgjegjës personal për këtë tentativë vrasjeje ndaj deputetit të PD-së”, deklaroi Berisha, duke ia atribuar kryeministrit përgjegjësinë për ngjarjen.