Në ditë feste, përpara Kryeministrisë u zhvilluan protesta me të njëjtin skenar si të mërparshmet, dhunë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, reagoi këtë pasdite ku ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të një efektivi të policisë që ushtroi dhunë joproporcionale ndaj një protestuesi, si dhe një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e incidentit.
Ai tha se e drejta për protestë paqësore është e garantuar, ndërsa dhuna nuk mund të tolerohet nga askush.
Nga protesta e sotme janë lënduar 6 persona, saktësisht 2 efektivë policie,1 deputet, 2 protestues, 1 kalimtar.


