E diel, 29 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 minuta më parë
Sport

Kushtet për klubin e ri, Rey Manaj: Dua pagë prej 6.5 milionë eurosh dhe një kontratë dyvjeçare e gjysmë

Rey Manaj duket se e ka të qartë se çfarë kërkon nga aventura e tij e ardhshme futbollistike. Pas largimit nga Sivasspori, sulmuesi shqiptar ka përcaktuar edhe pretendimet financiare për klubin që dëshiron ta bëjë pjesë të projektit të tij.

Sipas gazetarit turk Fikret Gul, bomberi i Kombëtares shqiptare kërkon një kontratë dyvjeçare e gjysmë, me një vlerë totale prej 6.5 milionë eurosh. Këto janë kushtet që duhet të plotësojë çdo skuadër që dëshiron të sigurojë shërbimet e tij.

Manaj u nda nga Sivasspori pas problemeve me pagat, duke pretenduar se klubi turk nuk kishte përmbushur detyrimet financiare ndaj tij.

Ndërkohë, emri i sulmuesit lushnjar është përmendur së fundmi si një alternativë për Leçen në Serinë A, por deri tani nuk ka pasur zhvillime konkrete drejt një marrëveshjeje.

E ardhmja e Rey Manajt mbetet ende për t’u vendosur, ndërsa kërkesat e tij financiare pritet të jenë një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e destinacionit të ri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.