Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë zhvendosur në sheshin “Skënderbej”, ku situata është tensionuar sërish gjatë protestës së 29 nëntorit.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa në terren janë angazhuar edhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të njësisë “Shqiponja”.
Efektivët janë vënë në ndjekje të protestuesve, të cilët nga ana e tyre kanë hedhur fishekzjarre dhe bomba molotovë në drejtim të policisë.
Përplasjet kanë sjellë përshkallëzimin e situatës në një tjetër zonë të kryeqytetit.














